
Hapja e llogarisë së Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së
Në këto momente të vështira, kur një numër i madh familjesh në Komunën e Gostivarit po përballen me pasojat e ndotjes së ujit të pijshëm dhe ndikimin e tij në shëndetin dhe jetën e tyre të përditshme, humanizmi, solidariteti dhe bashkimi ynë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Kryqi i Kuq është në terren dhe po zbaton në mënyrë aktive aktivitete për mbështetjen e popullsisë së prekur, ndërsa edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitetet e tij humanitare me qëllim që të sigurojë ndihmë aty ku është më e nevojshme.
Çdo donacion, pavarësisht nga vlera e tij, paraqet një mbështetje të rëndësishme për familjet e prekura dhe do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës së nevojshme dhe në tejkalimin më të lehtë të pasojave të kësaj gjendjeje.Ju ftojmë të gjithëve që së bashku të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë dhe të kontribuojmë në sigurimin e ndihmës për familjet e prekura.
Ju ftojmë të veprojmë së bashku përmes:Llogarisë së Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620, SHA Komercijalna Banka, me përshkrimin: ndihmë për qytetarët e prekur në Gostivar.
Për donacione në mjete financiare në valutë të huaj:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228




































